Refuzoi Shqipërinë për karrierë, Olimpiakos e huazon Durmishajn për të 3-tën herë brenda vitit

Fiorin Durmishaj nuk po arrin të gjejë “paqe“ që pas refuzimit të Shqipërisë. Sulmuesi shihej si një talent me perspektiv dhe i tha “jo” kuqezinjve për helenët, me pretendimin se në këtë mënyrë një karrierë më e ndritur do e priste përpara. Por koha foli ndryshe dhe sot 23-vjeçari nuk po gjen dot një vend te Olimpiakos.

Durmishaj u rikthye sërish te ekipi nga Pireu par përfundimit të huazimit te Arisi, por duket se te kryeqytetasit nuk ka vend as këtë vit për të. Kështu Olimpiakos ka vendosur ta huazojë për një sezon te skuadra e AEL-it të Larisës. Ky është huazimi i 3-të brenda një viti për Durmishajn, që tregon qartë se karriera nuk po i shkon ashtu siç e kishte menduar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *