“Nuk e kuptoj se përse shkruajnë”, drejtori i Kukësit sqaron të vërtetën për “bllokimin” e merkatos

Gjatë kohëve të fundit është folur shumë edhe sa i përket një bllokimi të mundshëm sa i përket merkatos së Kukësit. Por në të njëjtën kohë vijnë edhe zyrtarizimet e reja nga verilindorët të cilat nuk shkojnë në të njëjtën vijë logjike.

Për këtë arsye drejtori i Kukësit, Nderim Nexhipi, ka sqaruar përfundimisht të vërtetën. Përpara ndeshjes me Slavian e Sofias, në një intervistë për “Top Channel” ka garantuar se afrimet e reja kanë mundësinë për të qenë nga minuta e parë ndaj ekipit bullgar. Pra nuk ka asnjë lloj dënimi nga ana e UEFA-s që e penalizon Kukësin.

“Të them të drejtën jam pak i mërzitur me gjithë këto lajme të kohëve të fundit. Nuk kemi probleme me merkaton dhe këtë e kemi treguar gjatë kësaj periudhe. Janë afruar lojtarë të rinj të cilët i gjithë opinioni të enjten do t’i shikojë nga minuta e parë në fushë, nuk e kuptoj pse shkruajnë. Kjo nuk është një gjë e mirë sepse ne duhet të jemi të fokusuar te ndeshja me Slavian dhe këtu flasin vetëm për merkaton tonë të bllokuar sipas tyre”, u shpreh Nexhipi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *