“Gjynah që nuk fituam”, Egbo nuk e fsheh kënaqësinë: Jam krenar me lojtarët e mi sot, synojmë grupet e Europa League

Tirana ka humbur mbrëmjen e sotme me shifrat e ngushta 0-1 kundër Crvena Zvezdës. Bardheblutë treguan në fushë se meritonin kualifikimin, por fati i ndeshjes u vendos nga një episod i vetëm nga një goditje standarte. Shanset nuk munguan aspak për kampionin e Shqipërisë, që në fushë u duk më superiore se ekipi serb. Në përfundim të takimit kanë thënë fjalën e tyre dhe vetë protagonistët.

“Është gjynah vërtet që nuk kemi arritur të fitojmë. Nuk kemi se çfarë të bëjmë, këto ishin mundësitë tona. Kemi nevojë për më shumë lojtarë. Ishim inferior në fillim ndaj Zvezdës, por u paraqitëm shumë mirë dhe jam i kënaqur me ekipin. Fituam një vetbesim në Gjeorgji dhe unë jam krenar me lojtarët e mi sot. Jemi njerëz dhe jemi mërzitur dhe i kam thënë djemëve dhe Zoti vendos gjithçka, nuk ke se çfarë bën. Do të luajmë fatin tonë dhe në Europa League dhe me kismetin e tij mund të futemi në grupe”, ka deklaruar Emanuel Egbo./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *