Sezoni i ri nuk sjell vetëm ndryshime në pankinë për Partizanin, por edhe në pjeën e imazhit. Skuadra kryeqytetase do të vijë me fanella të reja për edicionin 2020/2021. “FK Partizani Tiranë” ka shpërndarë një foto nga bluza e re e skuadrës së Partizanit.
Ajo që vihet re është një ndryshim në ngjyrë, teksa nuk do të mbajnë veshur lojtarët. Ngjyra është vishnje, ndërsa fanella është krijuar nga sponsori teknik “Joma Sport Albania”. Megjithatë ndryshimi i ngjyrës ka sjellë edhe reagime nga tifozët, që kërkojnë të kuqen historike për të ruajtur identitetin e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/