E gjithë arsyeja e përplasjes me drejtuesit është Eriksen, Conte bën valixhet gati nga Interi

Conte erdhi tek Interi verën e kaluar dhe u pa nga të gjithë si personi i duhur për të sjellë trofetë tek ky ekip. Tekniku 51 vjeçar shkoi shumë pranë fitimit të dy kompeticioneve, pasi u gjend vetëm 1 pikë larg Juventusit në kampionatn si dhe humbi vetëm më finale me Sevijën.

Italiani do të largohet nga Interi, fakt të cilin e ka pranuar vetë në intervistën pas ndeshjes me Sevijën. “Tuttomercatoweb” raporton “provokimin” më të madh që i ka bërë Conte-Marotës. Bëhet fjalë për Eriksen, lojtari që supozohej të bëhej shtylla e ekipit dhe një nga të preferuarit e drejtuesit të Interit.

Sipas kësaj gazete, Conte ka vendosur interesat personale përpara të mirës së ekipit. “Nuk mund ta kuptojmë, si mund të luaj Galjardini para Eriksen” ishte një nga shkrimet e portalit italian. Gjithashtu një nga gazetarët shkruante se provokimi i Contes shkonte deri aty sa vendoste Borja Valeron përpara danezit, duke hedhur në kosh gjithë mundimin e drejtuesve për marrjen e Eriksen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *