Klubi spanjoll interesohet për Armando Sadikun, paga e sulmuesit kthehet në problem

Armando Sadiku është një lojtar i lirë këtë verë, pasi Levante vendosi të hiqte dorë nga lojtari për shkak të numrit të lartë të futbollistëve dhe financave. Një gjë e tillë lehtëson disi transferimin e sulmuesit shqiptar, teksa tashmë klubet duhet të gjejnë akordin vetëm me lojtarin. Megjithatë paga e futbollistit të Kombëtares shqiptare mbetet një problem që duket se mbyll shumë dyer në Spanjë.

Një sezon fantastik me 13 gola të shënuar në La Liga 2 ka bërë kërkesat të mos mungojnë për Sadikun, por kur mësohet rroga e tij vjen një stepje në negociata. Rasti i fundit është Zaragoza, që ka shfaqur interes për sulmuesin. 1,2 milonë euro që lojtari arkëtonte te Malaga janë një shifër e madhe për klubin spanjoll, që heq kështu dorë nga pista Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *