Gazetarja shqiptare dhe moderatorja e emisionit “Fax Sport”, Klevisa Alinani, ka kërkuar autograf nga trajneri i Zvezdës, Dejam Stankoviç, duke bërë edhe një fotografi me të. Por çfarë e lidh një milaniste të flaktë me ish-futbollistin e njohur të Interit?
Një dhuratë për vëllain e saj. Ky i fundit është tifoz i zikaltërve dhe tashmë ka një fanellë me autografin e futbollistit që dikur mbështeste nga shtëpia, pasi Stankoviç dha kontribut të madh për ekipin italian. /Sport Ekspres/