Zyrtare/ Frederik Veseli vendos të ardhmen, firmos për klubin satelit të Lazios

Frederik Veseli i ka dhënë fund dilemave dhe ka vendosur për të ardhmen e tij. Periudha te Le Mans përfundoi pa nisur mirë për shkak të pandemisë, ndërsa Empoli nuk e kishte në planet e veta mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Për këtë arsye Veseli ka zgjedhur largimin përfundimtar dhe ka hedhur firmën në ekipin e ri.

Karriera e tij do të vazhdojë po në Serie B, ku nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e Salernitanës. Këta të fundit sihin pranë play off-it për në Serie A këtë vit dhe nga edicioni i ardhshëm do të synojnë për të mbëritur elitën.

Veseli ka firmosur një kontratë 2-vjeçare deri në verën e vitit 2022. Një lëvizje mjaft e mirë kjo, duke ditur që klubi është në pronësi të Klaudio Lotitos, presidentit të Lazios. Shpesh ekipi ka vepruar si një ekip satelit i bardhekaltërve, prandaj një paraqitje e mirë me ta mund të sjelli në të ardhmen edhe një kalim te Lazio./Halit Dleibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *