Respekt po, frikë jo/ “Nuk po vijnë nga…”, trajneri Egbo flet për Zvezdën: E shihni nesër si e përballojmë!

Respekt ka për gjithë suksesin e Crevena Zvezdës në vitet e fundit në Europë, por aspak i frikësuar. Kjo ishte paraqitja e Egbosë në konferencën e fundit për shtyp përpara përballjes që do të zhvillohet në ditën e nesërme në derbin e Ballkanit. Kur pyetet nga gazetarët nëse i ka ende të njëjtat mendime për të mbërritur në grupet e “Championsit”, kur përpara ka kampionin e Serbisë, Egbo u kujton gazetarëve që edhe Zvezda është vetëm një ekip futbolli që do të ketë 11 lojtarë në fushën e lojës me nisjen e takimit, po aq sa edhe Tirana.

“Ne nuk jemi parashikues, por do të përpiqemi që të marrim maksimumin nga kjo ndeshje duke futur më të mirët në fushën e lojës. E mendoj ende për Tiranën në grupet e “Champions League”? Nuk e shoh Zvezdën sikur ka ardhur nga…, ekip futbolli është dhe ne do të luajmë 11 me 11 në fushë. Tirana ka të njëjtat shanse si kundërshtari për kualifikim.

Po ju jap si shembull Ligën e Kampionëvve me Lion dhe PSG që kanë mbërritur aq larg, ndërsa në kushte normale nuk do të mundeshin. Gjithmonë e ka një shans në jetë. Muçi sërish titullar? Po nesër do ta shihni vetë, se unë nuk mund ta zbuloj që tani formacionin. E dimë sesi luan Zvezdën dhe do ta shihni nesër sesi do ta përballojmë. Sigurisht që përpara ndeshjes ndaj Dinamo Tbilisit ishte një atmosferë krejtësisht tjetër. Nuk besoj se ekipi do të ketë ngarkesë emocionale”, ka thënë Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *