Kastrioti kërkon që të mos dorëzohet lehtë në Superiore dhe të thotë fjalën e tij, në një kampionat që do të jetë i ndezur dhe do të ketë rivalitet të madh. Ekipi i Ndreut është përforcuar në ditën e sotme me dy afrime të reja duke marrë Fjoralb Deliaj dhe sulmuesin brazilian Devid Silva.
Deliu është një emër i njohur për futbollin në Shqipëri ndërsa ka qenë pjesë e Tiranës dhe Flamurtarit. Mesfushori me tipare mbrojtëse do të jetë pjesë e krutanëve në elitën e futbollit shqiptar për këtë sezon. Nga ana tjetër një kontratë 2-vjeçare ka firmosur Devid Silva nga Brazili i cili nuk ka të dhëna më të mira të mundshme për gjetjen e golave me ekipet që ka luajtur në atdhe, por shihet si përforcim i duhur për ekipin e Ndreut. /Spor Ekspres/