Çmenduri në Francë/ E fitoi Bajerni? E keni gabim, Champions League i përket Marsejës (VIDEO)

Nga Klaudio Ndreca

Një çmenduri e vërtetë mund të thuhet se ka ndodhur në Francë para dhe pas finales së Champions League mes PSG-së dhe Bajernit. Më herët kemi dëgjuar edhe për rastet kur ekipet që kanë rivalitet të përjetshëm me njëra-tjetrën gëzojnë kur dështon kundërshtari. Por ajo që ka ndodhur me Marsejën i ka tejkaluar të gjitha limitet.

Që para disa ditësh u bë e qartë nga ana e autoriteteve se askush në zonë nuk mund të vishte fanellën e PSG-së, në vendin ku do të qëndronin tifozët e Marsejës. Kjo pasi mes ekipeve ka një rivalitet të madh dhe njoftimi disi i çuditshëm erdhi nga vetë policia, e cila e mendoi si të pamundur mbajtjen e kontrollit.

Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit Orsato, tifozët e Marsejës kanë shpërthyer në festë duke shpërthyer fishekzjarret dhe duke u mbledhur për të brohoritur. Një festë kjo e cila nuk mund të gjendet as në Gjermani, ndërsa trofeu i Champions League duket se i përket Marsejës. Nëse bazohemi të festa, kjo nuk ka aspak dyshime… /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *