Nga Klaudio Ndreca
“Vetëm futbollistët mund ta kthejnë luftën në lojë”, është kjo një shprehje e bukur e marrë nga profili i komentatores së vetme në trevat shqiptare, Qëndresa Krelani, që përshkruan me përpikmëri ndeshjen Tirana-Crvena Zvezda. E ku ka më bukur sesa këtë “lojë” e cila konsiderohet në kohët e sotme, ta komentoj “protagonisti” i luftës së djeshme?
Padyshim që është “qershia mbi tortë” që t’ju njoftojmë se ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezda do të ketë një larmishmëri zgjedhjesh për t’u ndjekur nga tifozët shqiptarë. Fillimisht u mësua se takimi do të transmetohej në “Syri.net” në komentin e Kosta Grillos, i cili e ka pranuar se është tifoz i vjetër i Crvena Zvezdës.
Ndërkohë kjo ndeshje do të transmetohet edhe në Kosovë nga ana e “RTV Dukagjini”, ku golat e Tiranës do të përcillen me “ulërimat” e zakonshme dhe emocionet e mëdha që mund t’i përcjellin veçanërisht vetëm shqiptarët e Kosovës. /Sport Ekspres/
live dhe ekskluzivisht në RTV Dukagjini ????? #ChampionsLeague
E martë, ora 20:00
KF Tirana ?? – ?? FK Crvena zvezda pic.twitter.com/SV2oh2iVjN— ngjonaj (@ngjonaj8) August 22, 2020