Nga Klaudio Ndreca
Turqia vazhdon të shihet si një “parajsë” jo vetëm për lojtarët që janë prodhime të kampionatit shqiptar, por edhe për futbollistët që janë pjesë e Kombëtares. Njëri prej tyre është edhe Arlind Ajeti, i cili po bëhet gati për lëvizjen e radhës në karrierë. Në sezonin e fundit ky mbrojtës luajti me Vejlen në Danimarkë, ndërsa i’u kthye futbollit pas shumë muajsh mungese.
Këtë herë nuk mund të pritet kaq gjatë kur rrugët janë ndarë sërish. Ditë më parë do të dilnin zërat për një kalim te Partizani të cilat u shtuan edhe më tepër kur u kuptua se lojtari shqiptar nuk ishte më në planet e ekipit danez. Megjithatë kjo mundësi bie ashtu siç ndodhi edhe me jehonën për një kalim tek Tirana më herët. Nga ana tjetër janë mediat në Turqi të cilat raportojnë se Atlay e ka në planet e saj dhe mund të mbyll marrëveshjen me Ajetin.
Por sa vlen një lëvizje e tillë? Ndoshta jo edhe shumë, pasi me një zyrtarizim të saj do të ishte edhe firmosje për largimin nga Kombëtarja. Altay e mbylli në vendin e 7 kampionatin n sezonin e shkuar dhe është pjesë e ligës së parë në Turqi, pra nuk është në elitë. Duke parë edhe mbrojtësit e tjerë te Shqipëria dhe formën e tyre, Ajeti mund të kënaqej në rastin më të mirë me një ftesë të dërguar. Në Europianin e Francës e konsideruam si ministrin e mbrojtjes pas performancave fantastike, por sot nuk është as kandidat në listë. /Sport Ekspres/