Jasir Asani ka bërë valixhet gati dhe do të largohet sërish nga Partizani. Këtë herë me shpresën se bëhet fjalë për një aventurë të re jashtë Shqipërisë ku do t’i buzëqesh edhe fati, ndryshe nga çfarë ndodhi te AIK.
Pas eksperiencës 6 mujore në Suedi, Asani u kthye te klubi kryeqytetas dhe fillimisht u mendua se do të vazhdonte për të qenë pjesë e të kuqve. “Supersport” raporton së fundmi se Partizani e ka gjetur marrëveshjen me Sivasporin, ekipin që e mbylli në vendin e 4 në kampionatin turk në sezonin e shkuar dhe do të luajë në grupet e “Europa League”.
Pra një arritje e madhe kjo për sulmuesin e të kuqëve që e provon veten në arenat më të rëndësishme europiane. Partizani do të përfitojë diçka nga shitja e lojtarit dhe nuk do bëhet pengesë për të, duke ditur që ka vetëm 6 muaj kontratë me të kuqtë. /Sport Ekspres/