Harry Maguire është përfshirë në një ngjarje të pahijshme gjatë pushimeve të rij. Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë shpesh herë ka qenë në qendër të kritikave të tifozëve për shkak të gafave të bëra në fushën e lojës. Por këtë herë gafat e ndjekin edhe jashtë stadiumit. Maguire ishte duke shijuar pushimet e tij në Mikonos, ku edhe është konfliktuar me disa turistë të tjerë britanikë.
Pas sherrit me ta në vendngjarje ka ardhur edhe policia. Media greke “Protothema” raporton se kapiteni i Manchester United ka dhunuar verbalisht dhe më pas edhe fizikisht forcat e rendit. Kjo ka sjellë më pas edhe arrestimin e tij, me policët që e kanë shoqëruar në rajon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/