Nga Klaudio Ndreca
Kukësi-Slavia Sofia është një tjetër përballje që pritet me interes të lartë nga ana e sportdashësve shqiptarë. Bëhet fjalë për ekipin që drejtohet nga Skënder Gega, trajnerin që e duan të gjithë në Shqipëri, sidomos pas atij suksesi të arritur me Partizanin ku fitoi edhe titullin kampion. Në letër janë bullgarët si favoritët kryesorë, por në këtë mënyrë ishte edhe Dinamo Tbilis ndaj Tiranës, ndërsa gjeorgjanët janë eliminuar nga bardheblutë. Kush do ta drejtojë takimin ndaj Kukësit?
Bëhet fjalë për arbitrin 32-vjeçar, Arda Kardeshler. Ndoshta do të jetë pikërisht ky njeriu që do të ketë më shumë emocione në fushën e blertë, pasi e ka për herë të parë gjykimin në Europë. Në ndeshjet e mëparshme ka qenë gjithmonë si arbitër i katërt, ndërsa në Kukësi-Slavia ka mundësinë për të qenë kryesori i takimit. Sigurisht që përvoja nga ndeshjet e kampionatit në Turqi do ta ndihmojë Kardeshler për të mos qenë protagonisti i takimit që do të zhvillohet në Shqipëri. /Sport Ekspres/