Skandali/ “Të bjeri një meteor në stadium”! Zyrtari i Partizani i Beogradit, nuk e do të gjallë Zvezdën nga Tirana

Nga Klaudio Ndreca

Nëse mendoni se tifozët e Partizanit të Beogradit do të jenë në mbështetje me Crevena Zvezdën për ndeshjen kundër kampionëve të Shqipërisë, atëherë jeni duke gabuar, shumë madje. Rivalitet i madh mes këtyre ekipeve serbe nuk njeh bashkim as kundër “rivalëve të tyre të përjetshëm”.

Një skandal ka marrë kryefjalën e mediave serbe, ku protagonisti është zëvendës presidenti i Partizanit të Beogradit, Vladimir Vuletic. Ky i fundit ka pëlqyer në “Twitter” një koment aspak të bukur për t’u lexuar, nga ana e një tifozi të Partizanit të Beogradit, që i jep përgjigje pyetjes nëse do të ketë apo jo bashkim mes tifozerive serbe. Pra edhe Vuletic ndjek të njëjtën ide, që uron më të keqen.

“Ata më pyesin nëse do i mbështes në ndeshjen Tirana-Zvezda. Miq, unë uroj për një meteor me diametër 200m që të bjerë në stadium dhe të bëj poshtë një vrimë 50 m, pluhuri të ngrihet dhe sezoni i ftohtë të vendoset atje, ndërsa flora dhe fauna të zhduket. Ndërsa Tirana të jetë 5 minuta më vonesë për të bërë nxehmjen”, shkruhet në reagimin e tifozit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *