Po shpërthen këtë sezon, finlandezët pyesin Ademin rreth dyshimeve mbi Kombëtaren: Shqipëria…

Albion Ademi e ka nisur në mënyrë fantastike këtë sezon në Finlandë duke thyer edhe rekordet personale. Sulmuesi 21-vjeçar nuk kishte arritur ndonjëherë që të shënonte më tepër sesa 3 gola në një sezon, por duket se me ekipin e Marinham ka gjetur vetveten.

Jo pak, por gjashtë gola ka shënuar Ademi në nëntë takimet e para të zhvilluara në elitën finlandeze. Kjo tregon më së miri shpërthimin që ka marrë në këtë sezon, shpeshherë duke e krijuar vetë aksionin në mënyrë personale për të mbërritur te goli.

Sa i përket Kombëtares, Ademi la ngjyrat e Finlandës për t’iu bashkuar Shqipërisë, teksa ka debutuar vetëm me ekipin e U21-vjeçarëve. Pra nëse do të kërkohet një i mundshëm, Ademi e ka të drejtë për ta bërë këtë lëvizje. Por në një prononcim me mediat finlandeze ka siguruar shkurtimisht se nuk do e ndërroj zgjedhjen e tij: “Mua më kanë shijuar shumë ndeshjet me Kombëtaren e Shqipërisë. Finlanda është gjithashtu shteti im, por nga Shqipëria kam rrënjët”, tha Ademi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *