Lioni ka bërë surprizën e radhës në këtë Champions që rrallë është parë në histori. Francezët kanë eliminuar Mançester Sitin me shifrat 1-3. Një ndeshje që do mbetet gjatë në kujtesën e “qytetarëve”, sidomos për Rahim Sterling që mban me vete edhe barrën e eliminimit.
Në minutën e 85-të, kur shifrat ishin 1-2, një aksion model nxjerr sulmuesin anglez me portën të boshatisur, vetëm pak metra larg saj. Por kur të gjithë prisnin golin e barazimit, Sterling bën të babesueshmen dhe e dërgon topin jashtë.
Një rast i tillë më shumë ngjan si një lojë fëmijësh, por jo për futbollistin e Sitit, që i rikthehet sërish huqi i vjetër. Momente të tilla nuk janë të panjohura për të, teksa më parë saktësia në goditje e tij nuk ka qenë aspak e mirë. Guardiola ia doli ta përmirësojë në këtë aspekt përgjatë qendrimit të tij në krye të “qytetarëve”, duke e kthyer në një shënues të mirëfilltë, megjithëse me sa duket “veset” zor se largohen lehtë.
Pesha e eliminimit rëndon e gjitha mbi supet e Sterling tashmë, që duke parë lojën e zhvilluar nga Siti deri në ato momente, ndoshta do të kishim një tjetër gjysmëfinalist këtë mbrëmje. E dhimbja shtohet më shumë kur përmendet fakti se as një minutë pas këtij rasti të humbur vjen edhe ai gol i “knock out”-it nga Lioni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/porkestendencia/status/1294743555060240384