Jurgen Klop mposht Guardiolën edhe jashtë fushe, rrëmben çmimin “Trajneri i Vitit”

Jurgen Klop ka fituar ditën e sotme çmimin “Trajneri i Vitit” në Premier Ligë, duke mposhtur kështu konkurencën e Guardiolës. Gjermani shkruajti një rekord të ri personal në histori, pasi e riktheu Liverpulin tek titulli kampion pas 30 vitesh. Nën drejtimin e Klopit, të kuqtë arritën kuotën e 99 pikëve, duke mos e diskutuar asnjëherë vendin e parë në klasifikim.

Megjithatë për Liverpulin, ky çmim nuk ishte i vetmi që u fituan në këtë natë, pasi edhe dy lojtarë të tjerë të kësaj skuadre fituan betejën me kundërshtarët e tyre. Jordan Henderson u shpall lojtari më i mirë i Premier Ligës, ndërsa nga ana tjetër Aleksandër Arnold fitoi çmimin “Lojtari më i mirë i vitit”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *