Setien nuk ka ndërmend që të jap largimin e tij, madje as pas një humbje turpëruese në shifrat 2-8 ndaj Bajernit. Këto shifra mjaftojnë që të vendoset fati i stolit, por tekniku i Barcelonës nuk kërkon që të largohet vetë nga katalanasit. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes është shprehur se nuk duhet të flitet tani për këtë temë, por duhet pritur edhe pak kohë.
“Është një humbje jashtëzakonisht e dhimbshme. Unë mendoj se janë kaq shumë gola. Shumë prej tyre i ka merituar Bajerni. Ekipi është kapërcyer lehtë, kanë qenë shumë efektiv. E nisëm mirë, mjaft mirë. Por Bajerni na dominoi në shumë aspekte. Barcelona është një klub aq i madh sa i dhemb një humbje e tillë. Ky është zhgënjimi dhe mbetet vetëm të nxjerrim mësime dhe të marrim vendime për të ardhmen. Është kaq shumë afër koha që të mendoj për të vazhduar apo jo. Nuk varet nga unë dhe kërkohet një pasqyrim për këtë disfatë. Fundi i një cikli i thënë nga Pike? Po nëse e thotë ai, do të ketë diçka të vërtetë”, u shpreh Setien. /Sport Ekspres/