Aventura e re e Albi Dokës ka nisur në mënyrë të mrekullueshme. Megjithëse e nisi nga stoli, mbrojtësi shqiptar ia doli të lërë shenjë në debutimin me Goricën. Në goleadën 1-5 të këtyre të fundit kundër Varazdinit pati vend edhe për emrin e Albi Dokës. Ish-futbollisti i Tiranës hyn në lojë në minutën e 83-të, por vetëm 5 minuta më vonë tund rrjetën dhe gjen golin e parë me skuadrën e re.
Një diagonal e bukur nga brenda zonës përfundon në portë dhe Doka i dërgon kështu shifrat në 1-3. Gorica shkon më pas te goli edhe 2 herë të tjera gja të kohës shtesë duke vulosur rezultatin final 1-5. Një nisje ëndrrash kjo për Dokën, që për ta plotësuar më shumë mungonte vetëm nisja si titullar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/