Nga Kategoria e Parë në elitën e Hungarisë, Myrto Uzuni debuton me fanellën e kampionëve të Ferencvarosh

Myrto Uzuni është pasqyrimi më i pastër i asaj se çfarë mund të arrijë një futbollist falë përkushtimit, dëshirës dhe punës së palodhur. Kokëulur për të shkuar sa më lart, sulmuesi beratas ka ngjitur shkallët një e nga një në karrierën e tij. Dikur e niste në Kategorinë e Parë të Shqipërisë, ndërsa tashmë mban veshur fanellën e kampionit të fuqi të Hungarisë.

Uzuni la Lokomotivën e Zagrebit këtë verë për t’ju bashkuar Ferencvaroshit, me të cilët nuk zgjati aspak të bënte debutimin në elitën hungareze. Pikërisht në ndeshjen hapëse të sezonit të ri, futbollisti shqiptar numëron 45 minutat e para në aventurën e re.

Myrto Uzuni hyri menjëherë sapo nisi pjesa e dytë e takimit kundër Budapestit, që ishte në shifrat 1-0. Megjithatë në minutën e 59 Ferencvaroshi vendos baraspeshën, duke bërë që skuadrat të ndajnë nga 1 pikë pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit./Halit Delibashi-Sport Eskpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *