Nga Klaudio Ndreca
“Unë bëj gjithçka te Milani, presidentin, trajnerin dhe lojtarin”! Kështu do të shprehej pak kohë më parë Zlatan Ibrahimoviç dhe suedezi nuk ka vetëm fjalë, por edhe vepra. Zyrtarizimi i fundit i kuqezinjëve tregojnë më së miri ndikimin që ka Zlatani në skuadër.
Kështu ekipi me histori të madhe në Seria A ka transferuar talentin 17-vjeçar, Emil Roback. Ky i fundit ishte një prodhim i akademisë së Hamarby dhe ka bërë një kalim me hap gjiganti. Sigurisht në rrethana normale kurrsesi nuk mund të vinte një lëvizje e tillë, por këtu ka ndikim Ibrahimoviç.
Flitet për skuadrën suedeze ku një pjesë të madhe të aksioneve i ka protagonisti absolut. Për më tepër Zlatan është stërvitur me Hamarbyn gjatë kohës së pandemisë, duke ndikuar në mënyrë direkte për marrjen e Roback, sulmuesit 17-vjeçar. /Sport Ekspres/