Goli edhe nga Avdijaj, presidenti i Tiranës: Themi për grupet, kemi ekipin më të mirë në Shqipëri

Tirana është duke vazhduar fazën përgatitore në Pogradec për të mbajtur ritmin dhe duke u përgatitur për ndeshjen e turit të parë në “Champions League” kundër Dinamo Tbilisit. Bardheblutë kanë zhvilluar edhe një miqësore ndaj ekipit vendas, teksa kanë fituar me dopietën e Muçit dhe golin e Avdijajt.

Menjëherë pas ndeshjes, presidenti Refik Halili ka folur në një intervistë për mediat, e cila raportohet nga “Balkanëeb”. Teksa pyetet në lidhje me objektivin e bardhebluve në Europë, kreu i kryeqytetasve shprehet se Tirana ka ekipin më të mirë në Shqipëri dhe mbërrin në grupet e “Europa League”.

“Ne kërkojmë që të kualifikohemi dhe do të vazhdojmë që të bëjmë më të mirën, për ekipin dhe tifozerinë. Themi se do të ecim përpara dhe do të luftojmë për të hyrë në grupe. Baza kryesore është e gjithë skuadra dhe sa i përket diferencës, duhet të shohim blerjet në fushë për gjendjen e tyre, që të kuptojmë se kush mund të përdoret ndaj Tbilisit, sepse në të tjera do të jenë të gjithë gati. Themi se Tirana shkon në grupet e “Europa League”. Kjo është skuadra më e mirë sot për sot në Shqipëri”, u shpreh Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *