Armando Sadikut i duhet të vendosë për të ardhmen e tij këtë merkato, ku i sigurt është fakti se do të luajë larg Levantes. Ai sezon mjaft pozitiv me 13 gola të shënuar me fanellën e Malagas i ka hapur dyert sulmuesit shqiptar këtë verë.
Pas Arisit të Selanikut dhe Pogonittë Polonisë, në garë janë future edhe dy klube spanjolle, Sporting Gijon dhe Tenerife. Këta të fundit e shohin Sadikun si një alternativë për sulmin e tyre, ndërsa Levante duket se e ka të qartë çmimin për futbollistin e Kombëtares kuqezi.
2-2.5 milionë euro është shifra që klubi i La Ligas dëshiron për të nisur negociatat për të lënë të lirë bomberin shqiptar. “AS” raporton se Aris është futur më seriozisht në garë dhe ofron më tepër, por vetë dëshira e Sadikut është të qendrojë në Spanjë. Nisur nga kjo Tenerife tashmë mjafton të plotësojë kërkesën monetare të Levantes, pasi bindja e sulmuesit nuk pritet të jetë e vështirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/