Marko Pasaliç shënoi golin e parë të takimit në minutën e 27-të, i cili me pak fat do t’i jepte kualifikimin e merituar Atalantës. Kroati iu bashkua përfundimisht skuadrës italiane pasi nuk arriti të bindte Lampard për të qëndruar në Londër, pavarësisht dëshirës së tij të madhe.
Gjithashtu Pasaliç ka kaluar një formë të shkëlqyer edhe në Seria A tek Atalanta ku arriti të shënojë dhe një hat-trick(3 golësh) në këtë kompeticion. Mërzitjen më të madhe po e kalojnë tifozët e Chelsea-t, të cilët nuk e kapërdijnë dot faktin që klubi nuk bëri asnjë përpjekje për të parë potencialin e tij të vërtetë dhe gjithë mllëfin me drejtuesit e kanë treguar në “Twitter”. “E dua përsëri te Chelsea, akoma nuk e kuptoj sesi ky lojtar nuk luajti me ne, gjithmonë jam habitur sesi Pasalic nuk është parë nga drejtuesit e Chelseat”, janë vetëm disa nga komentet që vijnë në rrjetet sociale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/