Jasir Asani e ka mbyllur aventurën e tij suedeze. Është vetë lojtari i Partizanit ai që ka ka njoftuar ndarjen me klubin e AIK-ut, pa mundur të gjejë hapësirat e duhura dhe të bindë drejtuesit të paguajnë për kartonin e tij. Megjithatë në këtë ndarje nuk ka lamtumirë, por thjesht një mirupafshim. Kjo pasi vetë sulmuesi shpreson që në të ardhmen rrugët e tij me suedezët të kryqëzohen sërish.
“Faleminderit për gjithçka. Unë kam dashur t’ju jap tifozëve dhe klubit shumë më tepër, por ndonjëherë gjërat në jetë nuk përputhen për shumë arsye të ndryshme. Isha i nderuar dhe krenar që vesha disa herë këtë fanellë. Ju uroj të gjitha më të mirat në të ardhmen dhe shihemi diku në atë të ardhme përsëri”, shkruan Jasir Asani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/