Nga Klaudio Ndreca
Mario Mitaj, është ky djaloshi i talentuar nga Vermoshi që shihet me një të ardhme të madhe përpara. Sulmuesi i formuar në akademinë e AEK ka refuzuar tre herë ftesën e Greqisë për t’u mos bashkuar kësaj Kombëtare, pasi vendosi me zemër për Shqipërinë.
Me mbërritjen tek grupmoshat e kuqezinjëve nisi menjëherë që të lërë gjurmë me golat e tij, duke treguar se jo më kot e ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te AEK U-16. Por ambienti në Greqi u bë i vështirë dhe presionet e shumta po ndikonin keqazi në hapat e parë të karrierës së Mitaj, duke provuar një aventurë tërëissht të re në një akademi në Spanjë, te Huesca.
Gjithsesi së fundmi kemi zhvillime të reja dhe Greqia e ka pranuar se nuk mund ta ketë në gjirin e saj këtë lojtar. Vetëm pak minuta më parë është zyrtarizuar se Mitaj ka firmosur kontratën e parë profesioniste në karrierë, për të qenë pjesë e AEK deri në vitin 2023. /Sport Ekspres/