Nga Klaudio Ndreca
UEFA ka përcaktuar edhe datën me orarin e takimit Tirana-Dinamo Tbilisi, që do të zhvillohet në 19 gusht dhe në orën 19:00. Një përballje që bardheblutë është konsideruar me fat pasi kanë gjetur në gogla kampionët e Gjeorgjisë, ndërsa si rivalë të mundshëm ishin ekipe më të forta. Presidenti Refik Halili nuk mund ta fshihte kënaqësinë, duke thënë se ndihej i qetë dhe duke pohuar se ishte një short me fat për bardheblutë. Nga ana tjetër, presidenti i ekipit të Tbilisit, Roman Pipia, e sheh disi më ndryshe.
“Rezultatet janë të kënaqshme. Të gjithë kundërshtarët meritojnë respekt dhe midis tyre edhe Tirana. Jemi në fazën ku ndeshen të gjitha ekipet kampione me njëri-tjetrin dhe asnjë kundërshtar nuk është i lehtë. Kundërshtari jonë është me kaq shumë vetbesim, unë nuk do të isha. Besoj shumë te skuadra ime, për të kaluar në pjesën tjetër të shfaqjes dhe turit”, Roman Pipia. /Sport Ekspres/