Nuk ka vetëm merkato hyrëse, Tirana ndan rrugët me 6 futbollistë bardheblu: Meritoni një vend në histori

Tirana po krijon grupin e skuadrës për kualifikueset e Champions League si dhe po i jep formë ekipit për sezonin e ardhshëm në Superiore. Ditët e fundit bardheblutë kanë qenë aktivë në merkato duke njoftuar blerjet e reja. Por merkatoja nuk do të jetë vetëm hyrëse, teksa ka edhe lojtarë me të cilët duhet të ndajë rrugët.

Klubi i Tiranës njofton përmes faqes së vetë zyrtare 6 largimet nga kampi kryeqytetas. I pari është kapiteni Karabeci, për të vazhduar më pas edhe me 5 të tjerë. Mario Morina, Edvan Bakaj, Edon Hasani, Ismael Dunga dhe Lancinet Sidibe mbyllin këtu bashkëpunimin me bardheblutë dhe largohen me medaljen e kampionit në qafë nga Tirana.

“Faleminderit Kampionë! KF Tirana falenderon lojtarët, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë viteve të tyre me fanellën bardheblu. Të gjithë meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 11 vitesh. KF Tirana i uron suksese në vazhdim”, shkruan klubi që u kurorëzua kampion për sezonin që përfundoi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *