Sarri nuk është më trajneri i Juventusit dhe konfirmimi ka ardhur në rrugë zyrtare nga ana e bardhezinjëve. Këta të fundit janë duke kërkuar për teknikun e ri që do t’i drejtojë për sezonin e ardhshëm, duke lënë pas shijen e hidhur nga eksperienca 1-vjeçare me Sarrin. Inzaghi dhe Poketino janë dy emrat e parë konkret që dalin për Juventusin. I pari ka arritur që të ngrejë Lacion në majat më të larta, duke i dhënë kualifikimin në “Champions League” pas shumë vitesh.
Por drejtuesit bardhezinjë janë më të bindur nga profili që ofron Poketino, që kishte aq shumë sukses me Totenhemin. Ndërkohë në rastin se asnjë prej këtyre dëshirave nuk mund të realizohet, nuk përjashtohet as ideja Andrea Pirlo që për momentin i’u besua te Juventusi U-23. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/