VIDEO/ Gabime foshnjore të zakonta në “Europa League”, ekipit grek po i shpëton kualifikimi nga një e tillë

Në “Europa League” shohim shpeshherë gabime foshnjore dhe të pakuptimta, që nuk i kanë hije një kompeticioni të nivelit të lartë. Një e tillë ka ndodhur edhe në përballjen e sotme teksa Wolvesi është duke fituar në shifrat 1-0 ndaj Olimpiakosit.

Takimi i parë është mbyllur në shifrat 1-1, ndërsa në ndeshjen e sotme ka ende minuta loje, por ajo që po vendos është penalltia e kthyer në gol nga Jimenez. Një pasiguri e mbrojtësit të Olimpiakos në kthimin e topit mbrapa te portieri, e shoqëruar me një tjetër hezitim të pakuptueshëm nga ana e këtij të fundit, e ka detyruar Allain që të bëj ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit. Jimenez do të gjente qetësisht rrjetën, ndërsa në minutën e 26 është anuluar edhe goli i barazimit për poziicion jashtë loje që ishte milimetrik. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *