Goli i parë në Seria A ndez historitë e vjetëra, Elseid Hysajn gati për “Zonjën e Vjetër”

Hysaj rigjeti formën e duhur tek Napoli, pas zëvendësimit të Ançelotit me Gatuzon. Ish lojtari i Milanit besoi tek aftësitë e shqiptarit, duke e rikonfirmuar si një lojtar kyç në repartin e mbrojtjes, madje edhe duke shënuar golin e parë në Seria A. Megjithatë duket se drejtuesit e Napolit nuk janë me të njëjtin mendim me Gatuzon, pasi nuk kanë pranuar të rinovojnë me Elseidin.

Menaxheri i 26 vjeçarit është duke kërkuar mundësinë më të mirë dhe sipas mediave italiane, ka një interesim të ekipit të Torinos, por kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga Hysaj. Sipas portalit lokal “Areanapoli.it”, mbrojtësi i kombëtares tonë është në radarët e Juventusit. Ish trajneri i tij tek Empoli dhe  Napoli, Arrigo Sarri, e pëlqen shumë Hysaj dhe do të ishte mjaft i kënaqur për ta sjellë atë në Torino

Sipas thashethemeve të fundit midis Napolit dhe Juventusit mund të ketë një shkëmbim të bujshëm. “Zonja e Vjetër” do të marrë Hysaj në Torino, ndërsa  Napoli pritet të rikthejë përsëri ish bomberin e klubit, Gonzalo Higuain. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online