E FUNDIT/ Gerrard nuk donte të shpenzonte për “dashurinë”, Florian Kamberi zyrtarizohet në ekipin e ri

Nga Klaudio Ndreca

Florian Kamberi, një sulmues me aftësi ndryshe që do të ketë një rol protagonisti edhe te Kombëtarja e Shqipërisë. Shumë vite “luftë” me Zvicrën për të siguruar shërbimet e këtij futbollisti janë shpërblyer dhe Reja ka në duar kartën e fortë për ta përdorur ndaj çdo kundërshtari.

Driblime, shpejtësi dhe saktësi kirurgjikale me portën! Këto janë të dhënat e një sulmuesi që fitoi menjëherë dashurinë e Steven Gerrard teksa mbërriti në huzim te Rangersi. Sa herë që legjenda e futbollit fliste për lojtarin që i’u afrua në skuadër, vlerësimet ishin nga më të lartat.

Por kjo “dashuri” e madhe, kërkohej të vazhdonte pa shpenzime. Asnjëherë nuk ndodh kështu dhe nuk mundej me Kamberin. Rangersi kërkonte që të vazhdonte zgjatjen e huazimit te Kamberit deri sa të vinte momenti i skadimit të kontratës me Hibernianin, që ta transferonin falas. Ky propozim u hodh poshtë menjëherë dhe së fundmi Kamberi ka firmosur me St Gallen. Këta të fundit janë nënkampionët e Zvicrës dhe luftuan deri në takimet e fundit me Young Boys për të marrë vendin e parë. Kontrata e firmosur është deri në vitin 2023 dhe e zyrtarizuar nga ana e klubit, megjithëse nuk bëhet ende saktësisht e ditur vlera e transferimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *