Me shumë mundësi ky ishte sezoni i fundit për Selmanin me ekipin e Menemensporit. Gardiani kuqezi ka bërë një sezon me nota pozitive, ku me aftësitë e tij në portë ka siguruar vendin e titullarit në çdo ndeshje. Ish-futbollisti i Laçit ka tërhequr kështu edhe vëmendjen e klubeve të tjera, që do të dëshironin ta bënin pjesë të organikës së tyre.
Menemenspori duket se është bindur për ta lënë të lirë shqiptarin të ndryshojë ambient. Karabak ka dorëzuar ofertë në tryezën e klubit nga Izmiri, ndërsa në garë për shërbimet e Selmanit janë future edhe 2 kuadra të elitës së Turqisë. Bëhet fjalë për Kasimpasën dhe Antaliasporin, që e mbyllën sezonin në mesin e tabelës së renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/