Kukësi zyrtarizon afrimin e radhës, vjen nga ekipi që urrehet nga njëra anë e Austrisë

Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e radhës për të përforcuar ekipin në sezonin e ri. Bëhet fjalë për Albin Gashin, mesfushorin 23-vjeçar që ka firmosur një kontratë dy vjeçare. Futbollist ky i cili është rritur në futbollin austriak dhe është formuar në akademinë e Rapidit të Vjenës.

Skuadra e fundit me të cilën është aktivizuar ishte Floridsdorferi, në ligën e dytë të Austrisë. Një ekip i dëgjuar së fundmi pas spektaklit të ndodhur në kampionatin në fjalë. Njëkohësisht edhe skuadra më e urryer për Klagenfurtin, pasi i hoqi titullin kampion nga diferenca e golave. Riedi do të mundte Floridsdorferin në shifrat 9-0 për t’u shpallur kampion në ligën e dytë dhe duke pasur mundësinë kështu që të jetë skuadra e vetme që të ngjitet në elitë. Pra ky kalim për Albin Gashin është një hap përpara në karrierë duke parë vendin ku është aktivizuar së fundmi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *