Nga Klaudio Ndreca
Lirim Kastrati ishte një prej lojtarëve kryesorë të Lokomotivës së Zagrebit me bandën shqiptare që e ndihmojë ekipin kroat për të mbërritur larg në renditjen e përgjithshme. Vendi i dytë ishte suksesi i madh për këtë skuadër që arriti të kualifikohet në “Champions League”, teksa gjendej menjëherë pas Dinamos së Zagrebit.
Në një intervistë për mediat kroate, Kastrati ka bërë një rrëfim të rrallë duke kujtuar kohët e fëmijërisë teksa mbante lopët. Një histori e ngjashme me të Luka Modriç, që nuk e ka fshehur të kaluarën e tij teksa do t’i shërbente familjes me punët në të njëjtën mënyrë. Kastrati u transferua te Lokomotiva e Zagrebit, ndërsa zotohet se nuk do të ndryshojë kurrë edhe nëse kalon një ditë te Reali i Madridit.
“Po, e di që Luka Modriç ka mbajtur dhi kur ishte i vogël dhe me krenari mund të them që unë kam mbajtur lopë në fshatin tim. Çdo ditë ngrihesha në agim dhe me 12 lopët që kisha shkoja në livadhet dhe pyjet afër. Familja ime është e angazhuar në prodhimin e qumështit dhe produkteve të qumështit, kështu që edhe sot, kur vij në fshat, me kënaqësi marr një tufë lopësh dhe shkoj për shëtitje me to.
Unë nuk kam turp fare për këtë dhe jam gjithmonë i lumtur që flas. I di emrat e tyre, natyrisht. Lara, Mshtera … eh, tani nuk mund t’i kujtoj më shumë. Dhe si dukej? Unë i çoja për të kullosur dhe, ndërsa ata po kullotnin, vrapoja përreth. Epo, nuk mund të rrija ulur gjithë ditën. Të gjitha lopët kishte një zile rreth qafës dhe unë mbaja një sy gjatë gjithë kohës tek to. Situata të rrezikshme? E keni fjalën për ujqër? Po, kam pasur disa takime të afërta me ta, por kisha dy qen me vete, të dy me madhësinë e tre ujqërve. Ishte sikur të kisha dhjetë truproja me vete, kështu që kurrë nuk kam pasur frikë. Edhe nëse shkoj te Reali do të jem Lirimi ka mbajtur lopët dhe që e do fshatin e tij”, u shpreh Kastrati. /Sport Ekspres/