A do të jetë Ilir Daja trajneri i Partizanit? Olsi Rama buzëqesh: Do të jetë i lirë…

Ilir Daja dita ditës duket si ai që do të ulet në stolin e Partizanit. Në media ky kalim është përfolur së tepërmi dhe shihet si i sigurt. Për këtë çështje është pyetur edhe drejtori sportiv i kryeqytetasve në emisionin “Procesi Sportiv”. Një pyetje që ka marrë më pas edhe përgjigjen e tij.

“Këtë vit vendosëm të rrinim komplet beqar, pa kupë kampioni, pa kupë Shqipërie dhe pa kupë Europe. Por duket se e bëmë këtë hap mbrapa që t’ja bëjmë më të lehtë trajnerit që do të vijë. Është e sigurt që do të jetë një trajner i lirë. Nuk do të jetë një trajner që ne do ia marrim një ekipi tjetër”, ishte sqarimi i Ramës.

Por menjëherë ka ardhur replika nga moderatori Edi Manushi. “I lirë? Nuk është I lirë por Ilir prej emrit”, ka qenë replika e tij, që ka ndezur buzëqeshje edhe te Olsi Rama, i cili lë kështu të nënkuptohet disi se Daja mund të jetë e ardhmja e stolit të Partizanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *