Messi vendos rregullat tek Barcelona/ Kërkon largimin e Setien dhe gjen “të çmendurin” Bielsa

Lionel Messi është shumë i acaruar me trajnerin e Barcelonës, Setien, dhe ka kërkuar largimin e tij nga Barcelona. Sipas “The Sun”, argjentinasi dëshiron që të afrojë në ekipin trajnerin e Leeds United, Marcelo Bielsa.  Suksesi i bashkëkombasit të tij me skuadrën angleze ka bindur 6 herë fituesin e Topit të Artë, për të qenë trajneri i ri i katalanasve.

Nën drejtimin e të çmendurit Bielsa, klubi i  Leeds bëri ëndrrën e tifozëve realitet, duke u ngjitur në Premier Ligë pas 16 vitesh. Pas kësaj ngjarje historike, trajneri argjentinas po bëhet gati për të nisur aventurën e re tek Barcelona, me qëllimin kryesor rikthimin tek titulli kampion, por edhe fitimin e Champions League, një trofe që i mungon këtij klubi që nga viti 2015.

Messi nuk është aspak i lumtur me skuadrën që ka në pozicion. Duke qenë shtylla kryesore e ekipit për më shumë se 2 dekada, “pleshti” e ka rritur shumë autoritetin e tij, teksa shumë herë ka qenë pikërisht ai që ka marrë vendimin për blerjen apo shitjen e lojtarëve. Së fundmi, sulmuesi i Barcelonës ka kërcënuar me mos rinovim kontrate nëse nuk shpërblehet me kërkesat e drejtuara ndaj kryesisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *