Superiorja do të zhvillojë edhe javën e fundit të saj që është programuar për ditën e mërkurë. Ndeshjet do të luhen në tre fasha orari të ndryshme teksa në 17:45 Kukësi do të luajë në transfertë ndaj Luftëtarit dhe Vllaznia do të ketë përballë Flamurtarin.
Ndërkohë festa e titullit për Tiranën do të zhvillohet në “Air Albania”. Këtu do të bëhet edhe ndeshja e fundit e bardhebluve kundër Bylisit. Pikërisht në stadiumin që i ka falur aq shumë kujtime të bukura në këtë kampionat, por njëkohësisht edhe të ardhura të konsiderueshme. Java e fundit do të përbyllet me Skënderbeu-Partizanin që do të zhvillohet në orën 20:45. /Sport Ekspres/
E mërkurë, më 29 Korrik 2020
Ora 17:45 | Luftëtari-Kukësi
Ora 17:45 | Vllaznia-Flamurtari
Ora 19:00 | Tirana-Bylisi
Ora 20:45 | Teuta-Laçi
Ora 20:45 | Skënderbeu-Partizani