VIDEO/ Gafa e Branislav Ivanoviç! Po ngrinte trofeun si kampion, e rrëzon në tokë dhe prish festën

Zeniti është shpallur kampioni i Rusisë për këtë sezon ndërsa i është dorëzuar edhe trofeu. Por festa nuk ishte ajo që pritej realisht pasi kapiteni Branislav Ivanoviç ka bërë një gafë jo të vogël. Lojtari i Zenitit e ka ngritur lart trofeun e fituar dhe aksidentalisht e ka rrëzuar në tokë.

Në një përbërje prej xhami, ka pasur një dëmtim të tij dhe disi prej lojtarëve janë shtangur në atë moment. Incident ky që ndikoi disi në prishjen e festës pasi ende nuk ishin ndezur fishekzjarrët për të dërguar “në qiell” trofeun e fituar për sezonin 2019-2020. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *