Juventusi ka dështuar ndaj Udinezes duke mos arritur që të festojë titullin kampion. Të paktën jo sot, bardhezinjtë duhet të presin ende. De Ligt kaloi i parë në avantazh miqtë në minutën e 42 për të krijuar idenë e triumfit të fundit.
Por kjo nuk ndodhi pasi vendasit bënë përmbysjen e madhe. Në fillim ishte Nestorovski që riktheu ekuilibrin në minutën e 52 dhe Fofana që i mbylli shifrat në 2-1 në minutat e fundit. Pasi kaloi bukur De Ligt arriti të mposhte edhe portierin. Tashmë diferenca e Juventusit me Atalantën është 6 pikë kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje të fundit. /Sport Ekspres/
Fofana catches Juventus on a quick break to score a fantastic goal. #UdineseJuve #UdineseJuventus #SerieA
pic.twitter.com/4el0R6Pd45— Football World (@FTTV10) July 23, 2020