Finalja/ Fitorja e sotme i jep titullin kampion në Slloveni, Çekiçi do të ketë arbitrin që u akuzua për drogë dhe prostitucion

Nga Klaudio Ndreca

Në mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e gjithë sezonit në Slloveni. Takimi i fundit do të gjejë përballë Celjen me Olimpik Ljubjanën, atje ku do të diskutohet edhe titulli kampion. Ekipi ku luan edhe Endri Çekiçi ka bërë shumë hapa të gabuar në ndeshjet e fundit duke i dhënë mundësinë Celjes që të shkëputet me dy pikë para në renditje.

Por me një fitore në përballjen e fundit që do të zhvillohet në mbrëmje, atëherë Ljubjana shpallet kampione. Si arbitër në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit do të jetë arbitri që e dashuron adrenalinën.

Bëhet fjalë për Slavko Vincic, që pak kohë më parë përfundoi në akuzën e drogës dhe prostitucionit. Arbitëri më i mirë slloven ishte në festën që solli skandal të madh në Slloveni, ku policia bëri kontroll dhe arrestoi 36 persona. Atje u gjetën 10 armë, 14 pako kokainë, nëntë tableta me ilaçe mjekësore, telefona celularë dhe laptopë të vjedhur, më tepër se 10 mijë euro, ndërsa festa në fjalë ishte edhe një shfrytëzim i prostitucionit.

Për këtë arsye Slavko Vincic dha dëshminë e tij deri në momentin që doli i pastër. Slloveni u shpreh se u gjend në vendin dhe kohën e gabuar, ndërsa mohoi lidhjen me krimin duke u shprehur se kishte shkuar vetëm për të festuar. Kështu doli nga situata e vështirë njeriu që ka arbitruar edhe në “Champions League”, ndërsa do të kthehej në fushë në qershor dhe tani i besohet finalja e gjithë sezonit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *