Marvin Çuni largohet nga Bajerni, talenti shqiptar shkon në ligën e katërt të Gjermanisë

Marvin Çuni është një prej talenteve shqiptarë që është parë gjithmonë me vëmendje. I ardhur nga të rinjtë e Bajernit të Mynihut, ky futbollist bënte diferencën me daljet e tij edhe në aspektin sulmues te Shqipëria.

Në një intervistë të fundit Çuni u shpreh se ëndërronte që të luante me yjet bavarezë. Por një gjë e tillë duhet të presë gjatë pasi për sulmuesin shqiptar ka nisur një aventurë e re. Tashmë është bërë zyrtare huazimi te Sonenhof Grosaspah deri në vitin 2021. Kjo skuadër ishte pjesë e Ligës së Tretë në Gjermani, por ka rënë në këtë sezon edhe në një kategori më poshtë.

Pra Çuni do të kërkojë që të marrë eksperiencë në ligën e katërt të Gjermanisë për t’u rikthyer sërish te bavarezët, atje ku aktualisht nuk kishte hapësira për të mbërritur më lartë. “Negocimet nisën mirë që në fillim. Nuk mund të presë që të dalë në fushën e lojës”, ishte komenti i shkurtër i lojtarit kuqezi për këtë lëvizje të bërë. Megjithatë flasim ende për një djalosh, ndërsa kemi edhe rastin e Klaus Gjasulës që do ta niste pikërisht nga këtu, në një moshë shumë më të madhe, për të mbërritur në Bundesligë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *