Një gol i mrekulueshëm ka ardhur mbrëmjen e djeshme nga Portugalia. Porto ka shkatërruar në shifrat 6-1 skuadrën e Moreirenses. E në një goleadë të tillë nuk kishte si të mos mungonte edhe spektakli. Gjigantët portugez e kanë kthyer lojën në “art“, duke i treguar të gjithëve se ç’do të thotë loja në grup.
Goli i 5-të ishte një “ilaç për sytë”. Aksioni ka nisur që nga mesfusha dhe me pasimet e shumta dhe të menjëhershme me njëri-tjetrin është finalizuar me tundjen e rrjetës. një pasim me thembër nxjerr lojtarin e Portos përballë me portierin, por saga e pasimeve vazhdon ende, sepse futbollisti i lë vendin altruizmit dhe shërben për Tiquinho Soarez. Ky i fundit nuk e pati aspak të vështirë të shënojë, duke mbyllur kështu me gol një askion model të Portos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Porto’s fifth goal last night was a thing of beauty ?pic.twitter.com/f725lyrARZ
(via @ligaportugal)— ESPN FC (@ESPNFC) July 21, 2020