Emanuel Egbo do të shkruhet në librin e historisë jo vetëm të Tiranës. Prej ndeshjes së djeshme ku Vllaznia mposhti Kukësin, urime të shumta kanë mbërritur prej trajnerin e bardhebluve edhe nga origjina e tij, Nigeria.
Mes përgëzimeve të gjithë kanë shpërndarë edhe një kuriozitet duke nënvizuar se Egbo është trajneri i parë nga Afrika që arrin të fitojë si trajner titullin në Europë. Pra një arritje absolute kjo që do e bëj të mbahet mend gjatë. Rasti i Egbosë është tërheqës për shumëkënd që me fillimin e historisë atje ku njeriu që stërviste portierët, papritur mori rolin e protagonistit për t’i dhuruar mes rekordeve titullin skuadrës ku bënte pjesë. /Sport Ekspres/