Juventusi ngroh motorrët në prag të sfidës me Lazion, Vrionin e thërrasin përkrahë yjeve bardhezinj

Xhakomo Vrioni është padyshim një mër për t’u mbajtur shënim. Sulmuesi shqiptar po përjeton ëndrrën e tij duke qenë pjesë e një klubi si Juventusi. Rikthimi i futbollit pas pandemisë e gjeti përkrahë yjeve të skuadrës bardhezi, teksa Sarri e mori nga 23-vjeçarët për t’u stërvitur me ekipin e parë. Madje nuk mungoi as ftesa për ndeshjet e Kupës apo kampionatit, megjithëse pa mundur të debutojë në fushë.

Vrioni i është bashkuar sërish ekipit A në stërvitje në prag të sfidës më të rëndësishme, asaj kundër Lazios. Një duel që do të vendosë shumë sa i përket titullit të Serie A për këtë sezon. Lojtarët kanë nisur të ngrohin motorrët dhe mes tyre ndodhet edhe talenti shqiptar. Aftësitë dhe frytet e punës me yjet e Juventusit Vrioni i tregoi pastër kundër Carrarese-s, ku hyri nga stoli për të shënuar dy herë, madje edhe me një supergol nga distanca. Një lojtar me të ardhme, që nëse vazhdon në këto hap shumë shpejt mund të përjetojë edhe debutimin me fanellën bardhezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *