Ekskluzive/ “Do e bëj edhe në Hungari kështu”, trajneri i Lokomotivës për largimin e Uzunit: Ishte pjesë e historisë

Nga Klaudio Ndreca

Myrto Uzuni bëri një kalim të rëndësishëm për karrierën e tij së fundmi teksa zgjodhi që t’i bashkohej kampionëve të Hungarisë, Ferencvarosh. Një aventurë kjo që vjen pas shkëlqimit të sulmuesit shqiptar te Lokomotiva Zagrebit, atje ku u kthye edhe në një nga lojtarët më të mirë të kampionatit.

Por si e komenton trajneri i ekipit kroat këtë lëvizje të futbollistit shqiptar? “Sport Ekspres” e ka kontaktuar Tomic për të marrë një prononcim, atje ku mes vlerësimesh shprehet edhe bindja se do të Uzuni do të kalojë edhe në ekipe të mëdha në Europë.

“Si e kujtoj stërvitjen e parë të Uzunit? Po ka qenë e njëjta me gjithë të tjerat, gjithmonë duke dhënë 100%. Ky është një kualitet i madh nga Uzuni dhe jam i sigurt që kështu ka për ta bërë edhe në Hungari. Sigurisht që ekipi ynë do ta ndiejë këtë largim. Ne humbëm një lojtar që ishte gjithmonë titullar tek ne, që është pjesë e këtij sezoni historik te Lokomotiva e Zagrebit. Por nëse vazhdon kështu do të arrijë në klube të mëdha. Karriera po i shkon në rrugën e duhur dhe këtë transferim e meritonte me punën e madhe që ka bërë”, u shpreh Goran Tomic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *