Jep një leksion të pastër për Albi Dokën, Rroca nuk e harron lehtë: Do iki jashtë Shqipërisë, por do fitojë Kukësi me mua

Albi Doka do të largohet në fundin e këtij sezoni nga ekipi i Tiranës, duke shkuar falas te Nk Gorica. Një prodhim i dalë nga akademia e bardhebluve dhe nga ku nuk do të fitohet asgjë, pasi mbrojtësi në fjalë ishte i pabindur. Kur drejtuesit e Tiranës i ofruan rinovimin, vetë lojtari nuk ka pranuar duke menduar se kjo do t’ia vështirësonte daljen jashtë Shqipërisë. As presionet me dërgimin tek ekipi i të rinjve nuk do të funksionin, ndërsa bardheblutë humbasin në këtë mënyrë nga produkti i tyre.

Një rast tërësisht ndryshe vjen nga Eduart Rroca. I ftuar në emisionin “Fax Sport”, mesfushori tregon se ka një ofertë për të nga jashtë Shqipërisë, por qëllimi kryesor është që klubi i Kukësit të fitojë nga kartoni i tij.

“Jam në kontratë me Kukësin deri në dhjetor të 2020. Kam kontakte me shumë njerëz dhe më kanë bërë një ofertë, për një aventurë jashtë Shqipërisë. Nuk mund të zbuloj asgjë më tepër. Fjalën kryesore e ka gjithmonë klubi aktual për të diskutuar edhe rinovimin. Shpresoj që të bëhet më e mira për mua dhe për klubin, qëllimi është që të lëviz jashtë dhe të paguhet një shumë për kartonin tim. Edhe ekipi ka investuar për mua dhe unë jam i dëshirës që ajo pjesë t’i kthehet dhe pse jo të fitojë nga unë, futbolli është bërë biznes”, ka thënë Rroca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online